Pas të shtënave më të fundit në SHBA, dy nxënës u vranë në një shkollë në Des Moines, në shtetin e Ajouas, ndërsa një mësues është në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra.

Policia arrestoi tre persona të dyshuar se kishin hapur zjarr në “Starts Right Here”, një institut që ndihmon të rinjtë që jetojnë në kushte veçanërisht të pafavorshme., shkruajnë mediat e huaja.

Sipas policisë së Des Moines, vrasjet ishin të planifikuara.

Hetimet janë duke vazhduar dhe policia ka arrestuar tre persona të dyshuar në një veturë jo shumë larg shkollës.

Të shtënat kanë shkaktuar vdekjen e dy nxënësve dhe plagosjen e një mësuesi, gjendja e të cilit është e rëndë.

Guvernatorja Kim Reynold tha se ishte “e tronditur dhe e pikëlluar” nga të shtënat në shkollën që ndihmon të rinjtë në rrezik, të moshave 9 deri në 18 vjeç.

Shkolla kërkon të nxisë të rinjtë e paprivilegjuar që të përdorin artin, muzikën dhe programe të tjera për të ecur përpara.

/TV Malisheva

Share.