Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, do të takohen në Korsikë, në prag të samitit G7, sipas burimeve qeveritare.
“Do të diskutojmë për ngjarjet në Mesdheun Lindor, por edhe për çështje bilaterale në fushën e mbrojtjes”, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas, në lidhje me takimin Mitsotakis-Macron.
Sipas burimeve, kryeministri grek zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, gjatë së cilës biseduan për situatën në rajon dhe marrëveshjen evropiane. /TV Malisheva