Bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit, tha sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai u bëri thirrje vendeve që të vazhdojnë luftën kundër virusit, si pasojë e të cilit deri më tash kanë humbur jetën më shumë se gjashtë milionë njerëz.

“Nuk jemi ende aty, por fundi po shihet”, tha Terdos gjatë një konference virtuale për shtyp.

Sipas OBSH-së, numri i vdekjeve nga pasojat e COVID-19 javën e kaluar ishte më i ulëti që nga marsi 2020.

Rastet e lisë së majmunëve gjithashtu po bien, por Tedros u kërkoi vendeve të vazhdojnë luftën.

Tedros tha se, si në rastin e virusit korona, tani nuk është koha për t’u çlodhur.

/TV Malisheva

Share.