Katër viktima dhe 120 të plagosur, ky është bilanci aktual i Turqisë, vend i cili u godit nga një tërmet me magnitudë 6.6 duke ka lënë pas dëme të mëdha.

Njerëz që bërtasin të tmerruar dhe rrënoja të shumta, këto janë pamjet që janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.

Ministri turk Soylu bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me tërmetin me madhësi 6.6 në Izmir.

Soylu tha, “Deri më tani, ka pasur raporte të shkatërrimit të 6 ndërtesave në Izmir Bornova dhe Bayraklı si dhe humbje jetësh në Uşak, Denizli, Manisa, Balikesir, Aydın dhe Muğla, ekipet tona vazhdojnë shqyrtimin dhe ndërhyrjen e tyre në “Shërohuni shpejt,” tha ai. /TV Malisheva

Share.