Prokurorët federal kanë një audio regjistrim të ish-presidentit amerikan Donald Trump duke pranuar se ka mbajtur një dokument të fshehtë të Pentagonit për një sulm të mundshëm ndaj Iranit, pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë, raportoi CNN.

CNN nuk e dëgjoi audio regjistrimin, por tha se disa burime të paidentifikuara e përshkruan atë. Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte raportin.

Në audio-inçizim është bërë e qartë që Trump, i cili po kërkon nominimin republikan për 2024, e kuptoi se kishte marrë materiale të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, sipas një raporti të CNN

Komentet e Trump sugjerojnë se ai do të dëshironte të ndajë informacione, por është i vetëdijshëm për kufijtë se çfarë mund të deklasifikojë pasi të largohet nga detyra, thanë dy burime për CNN.

Smith heton trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trump, si dhe përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, kur ai humbi ndaj Joe Biden.

/TV Malisheva

Share.