Ka vdekur mbrëmë një grua në një aksident trafiku në fshatin Gërmovë të Vitisë.

Deri tek aksidenti sipas policisë, ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi veturën që ajo po drejtonte.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Fsh. Gërmovë, Viti / 06.12.2023 – 21:28. Një femër nga Kosova ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

/TV Malisheva

Share.