Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha sot se organizata “Syri i Popullit” është diçka reale dhe se sipas tij kjo organizatë përveç që ka të plagosur, kanë djegur edhe vetura. Madje Veseli pretendon se kjo organizatë e kanë sulmuar edhe eskortën e kryeministrit të Kosovës.

“‘Syri i Popullit’ është diçka reale, ka njeri të plagosur, ka djegie të makinave, sulme të eskortës së kryeministrit, që i ka bërë ‘Syri i Popullit’. Secili duhet të përgjigjet për veprimet që i ka kryer, do t’i shkoj deri në fund në aspektin ligjor”, tha Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit u pyet edhe nëse do të konstituohet Kuvendi më 26 dhjetor duke marr parasysh se LDK dhe VV ende nuk kanë arritur marrëveshje, e që sipas të cilit një gjë është e qartë se PDK do të mbetet opozitë.

“Besoj në Zotin, në kombin tim. Këto tjerat pak më bëjnë përshtypje. PDK do të jetë opozitë, do të jemi kosistentë në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, tha Veseli. /TVMalisheva

Share.