Firma “Specialized”, e cila prodhon biçikletat e garës të çiklistëve, ka pësuar një vjedhje të madhe në muzeun e saj në Morgan Hill të Kalifornisë.
Policia raporton se janë zhdukur nga muzeu 16 biçikleta historike dhe unike në llojin e tyre, me vlerën e 160 mijë dollarëve.
Kompania “Specialized” ka bërë me dije se do të ofrojë 25 mijë dollarë për të gjithë ata që japin informacione të sakta dhe që ndihmojnë për gjetjen e biçikletave të vjedhura./TV Malisheva
