Regjisori dhe antropologu lituanez, Mantas Kvedaravicius, u vra dje më 2 prill në Mariupol.

45-vjeçari u gjet i vdekur me një kamerë në dorë. Lajmi u bë i ditur nga regjisori rus, Vitaly Mansky.

Njoftimi i tij ende nuk ka marrë konfirmim.

Kvedaravicius kishte xhiruar dokumentarin “Mariuopolis” mbi luftën e vitit 2014 – një vepër e paraqitur në Festivalin e Filmit në Berlin – dhe një vepër mbi rrëmbimet në Çeçeni, Barzakh.

Ai ndodhej në Mariupol për të dokumentuar rrethimin e qytetit.

Kvedaravicius kishte mbaruar Universitetin e Vilniusit, kishte magjistruar në antropologji kulturore në Angli dhe po përfundonte tezën e doktoraturës në Universitetin e Cambridg-it../TV Malisheva

Share.