Procesi i numërimit duket se ka sjellë ndryshime rrënjësore në rezultatet e zgjedhjeve në SHBA.

Kandidati për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden ka kaluar ndjeshëm rezultatin e kandidatit Donald Trump, duke kryesuar me 253 vota (mandate) në krahasim me presidentin aktual 213 vota.

Numërimi në disa shtete vijon ende, ndërkohë që Joe Biden doli mbrëmjen e djeshme në një deklaratë ku shpalli fitoren e parakohshme pasi doli në avantazh në dy shtetet vendimtarë të Winconsit dhe Michiganit.

Një rezultat i tillë u kundërshtua nga kampi Trump, të cilët kërkuar rinumërimin e votave në këto shtete, duke pretenduar se procesi nuk ka qenë i ndershëm.

Sakaq vijon numërimi në 6 shtete, në të cilët 4 kryeson Donald Trump dhe 2 të tjera Joe Biden, shkruan ora news.

Në Pensilvani, ku aktualisht janë numëruar 89% të votave, Trump kryeson me 50.7% dhe Biden 48.1% të tyre.

Në Karolinën e Veriut janë numëruar 95% e votave, Trump ka marrë 50.1% të votave, ndërsa Biden 48.6%.

Në Nevada janë numëruar 86% të votave, Joe Biden 49.3% dhe Trump 48.7%.

Në Arizona janë numëruar 84% e votave, Biden kryeson me 50.7% dhe Trump ka marrë vetëm 47.9%.

Në Alaskë Trump është në avantazh me 62.9% të votave ndaj Biden që ka marrë vetëm 33%.

Në Georgia Trump ka marrë 49.6% të votave, ndërsa Biden ka marrë 49.1%.

Share.