Gjiganti anglez Manchester United ka njoftuar se mesfushori Paul Pogba do të largohet nga klubi në fund të këtij muaji, kur edhe përfundon kontrata e tij aktuale.

Si duket spekulimet e shumta që Pogba nuk do të rinovojë kontratën e tij me “Djajtë e Kuq” tanimë janë të vërteta, pasi që sot u konfirmuar se ylli francez do të largohet nga United, përcjellë TV Malisheva.

Pogba arriti te akademia e United në moshën 16 vjeçare nga skuadra e La Havres, ndërsa në verën e vitit 2012 la gjigantin anglez për t’iu bashkuar Juventusit.

Sidoqoftë, në vitin 2016, ai morri një vendim emocional që të rikthehet në “Old Trafford”, ku më pas arriti të fitojë dy trofe, atë të Carabao Cup dhe të Ligës së Evropës.

Ndërkaq, në 233 paraqitje në të gjitha garat për Manchester United, Paul Pogba ka arritur të regjistrojë 29 gola dhe 41 asistime mbi emrin e tij.

Pogba largohet këtë verë nga United, ku tani mbetet të shihet destinacioni i radhës për yllin francez.

/TV Malisheva

Share.