Për shkak të pandemisë koronavirus, Forumi Ekonomik Botëror shtyu mbajtjen e takimit vjetor në Davos për fillimin e verës 2021.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizatorët e forumit, transmeton Reuters.
Forumi në Davos mbahet tradicionalisht çdo vit në fund të janarit. Takimi mbledh së bashku njerëz të biznesit, liderë politikë ndërkombëtarë, intelektualë dhe gazetarë për të diskutuar çështje aktuale botërore.