Qeveria hungareze njoftoi sot se do të mbyllë zonën e tranzitit në kufirin e saj jugor me Serbinë, ku azilkërkuesit janë akomoduar ndërsa presin një vendim për kërkesën e tyre.

Kjo u tha në një konferencë për shtyp nga kreu i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, Gergel Gulas, duke shtuar se 280 azilkërkuesit do të transferohen në qendrat e pritjes, ndërsa në të ardhmen azilkërkuesit në Hungari do të jenë në gjendje të paraqesin kërkesat e tyre në misionet diplomatike hungareze, transmeton AP./ Tv Malisheva

Share.