Shkalla e inflacionit në Eurozonë regjistroi një rritje në janar të këtij viti në 0.9 për qind nga niveli minus 0.3 për qind në dhjetor 2020, sipas të dhënave të sotme nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian.

Muajin e kaluar, çmimet e konsumit gjithashtu u rritën në Bashkimin Evropian në 1.2 për qind në nivelin vjetor, krahasuar me normën e dhjetorit prej 0.3 për qind, sipas një deklarate të botuar në faqen e internetit të Eurostat.

Shkalla më e ulët e inflacionit u regjistrua në janar në Greqi (-2.4%), Slloveni (-0.9%) dhe Qipro (-0.8%), dhe më të lartat në Poloni (3.6%), Hungari (2.9 %) dhe Republika Çeke (2.2%).

Kontributi më i madh në rritjen e inflacionit në zonën e euros erdhi nga çmimet e shërbimeve (+0.65 pikë përqindje), produktet industriale, duke përjashtuar energjinë (+0.37), si dhe nga çmimet e ushqimit, alkooli dhe duhani (+0.30), ndërsa çmimet e energjisë patën një kontribut negativ (-0.41).

Share.