Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko tha se ai kishte pasur një telefonatë nga kancelarja gjermane Angela Merkel të dielën në mes të protestave dhe grevave që po tronditin Bjellorusinë

Lukashenko nuk specifikoi përmbajtjen e bisedës, por ndërkohë erdhi demanti nga Berlini.

Kancelarja Merkel nuk ka biseduar me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko që nga 9 gushti, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Sipas tij, Merkel ka folur për herë të fundit me Lukashenko më 9 gusht, në ditën e zgjedhjeve, raporton Reuters.

Lukashenko tha më herët që Merkel e thirri atë të dielën dhe i kërkoi që të zhvillonin bisedime, pa dhënë më shumë detaje.

Share.