Një bashkëpunëtor i afërt i kancelarit austriak Sebastian Kurz është pozitiv me koronavirus.

Kurz dhe zëvendëskancelari Werner Kogler, si dhe stafi tjetër i zyrës, janë testuar për COVID-19 dhe po presin rezultatet.

Ndërkohë, Kurz dhe Kogler anuluan të gjitha takimet dhe aktivitetet.

Kurtz konfirmoi për Krone.at, se ai ishte në kontakt të fundit me një bashkëpunëtor të infektuar të mërkurën e kaluar. /TV Malisheva

Share.