Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump shpreson për një vaksinë kundër koronavirusit deri në fund të vitit, derisa për shpërndarjen e saj, siç thotë ai, do të mbështetet në ushtri, dhe amerikanët e moshuar do të kenë përparësinë në vaksinim.

“Ju e dini që dhënia e kësaj vaksine është një punë e madhe. Ushtria jonë aktualisht po mobilizohet dhe në fund të vitit, ne do të jemi në gjendje t’i japim një numri të madh njerëzish shumë-shumë shpejt”, tha Trump në një intervistë për Fox Business Network./ Tv Malisheva

Share.