Policia e Shtetit shqiptar gjatë një aksioni për kapjen e drogës ka arrestuar sonte personin me inicialet H.M. (44) me banim në Tiranë.

Operacioni i koduar policor “Chivas Regal” është zhvilluar në rrugën “Azem Galica” Paskuqan.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte H.M., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika.

Gjithashtu policia ka sekuestruar automjetin, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /TV Malisheva

Share.