Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ende janë duke i marrë detajet e vendimit të mbrëmshëm të qeverisë për masat e reja rreth kufizimit të lëvizjes.

Ai ka thënë se të gjitha informatat do t’i ndajnë me qytetarët dhe se do të bëjnë përpjekje që të zgjidhin problemet e tyre.

Ahmeti ka lënë në dispozicion edhe adresën zyrtare elektronike të shtabit ku qytetarët mund të drejtojnë pyetjet dhe problemet që mund t’i kenë.

Postimi i plotë në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,

Ende jemi duke i marr detajet e vendimit të mbrëmshëm të qeverisë për masat e reja që fillojnë nesër.

Ato që i kemi si informata do ti ndajmë me juve. Ata që kanë pyetje do të mundohemi të përgjigjemi. Ata që kanë probleme specifike do të mundohemi që ti zgjidhim.

Këtu jemi për juve!

Email adresa për pyetje/kërkesa ësht [email protected]

Numri i telefonit 038 245 666

në raste të paqartësisë më së miri është me nejt në shpi.

#rriNshpi

Share.