Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjfuca dhe ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari kanë hyrë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës tashmë kanë hyrë edhe dy prej liderëve opozitarë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj.

Seanca plenare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti nuk ka nisur në orën 11:00 siç është paraparë.

KosovaPress mëson se këto vonesa po bëhet për shkak të kontrolles dhe masave preventive ndaj secilit deputetë për shkak të pandemisë COVID 19./TV MALISHEVA/

Share.