Kryetari i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Albin Kurti ka dezertuar për temat kryesore të vendit. Sipas tij, fundi i qeverisë Kurti ka ardhur në një kohë jo të mirë për Kosovës, por që Aleanca e përkrahë mocionin e mosbesimit të iniciuar nga LDK. Ish-kryeministri i vendit, ka thënë duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme rreth procedimit tutje me mocionin dhe të krijohet sa më parë qeveria e re.
Ramush Haradinaj, pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, nuk ka treguar se a është për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme apo për krijimin e një qeverie teknike, duke thënë se me Isa Mustafën sot kanë biseduar vetëm rreth mocionit të cilin AAK po e përkrah.
Haradinaj: Sa më shpejt të procedohet me mocion dhe me krijim të qeverisë së re
“Kjo është një situatë jo e lehtë dhe për këtë arsye mbajtja pezull e gjendjes, meqenëse ka të iniciuar një mocion, atëherë mbajtja pezull e kësaj gjendje nuk është në dobi, është mirë të ndërmirren veprimet menjëherë, edhe mocioni edhe krijimi i një qeverie të re në Parlament, për tejkalimin e kësaj gjendje, por edhe të gjitha temat që e presin vendin”, tha ai.
Haradinaj tha se qeveria Kurti ishte konfliktuoze në vetvete, e edhe me të tjerët.
Haradinaj: Kurti ka dezertuar
“Nuk besoj që Kosova ka pasur ndonjëherë një qeveri më konfliktuoze në vetvete, me të tjerët, me temat dhe vetvetiu kjo qeveri mori epilogun që e mori, por e ka marrë në kohë shumë të keqe, për shkak se jemi në situatë të vështirë, është një lloj dezertimi i kryeministrit Kurti dhe qeverisë Kurti për temat kryesore të vendit”, tha Haradinaj.
Ai tha se Kurti ka ofertuar heqjen e taksës para zgjedhjeve duke mos negociuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por duke e copëtuar vendimin dhe duke i bërë favore Serbisë