Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kishin sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Incidenti dyshohet se ka ndodhur rreth shfrytëzimit të një prone në Klinë, më 3 qershor 2020, në ora 9.50.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Tv Malisheva