Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy viktimave që humbën jetën si pasojë e koronavirusit.

Ai në një postim në Facebook ka ftuar serish qytetarët për kujdes në këtë kohë pandemie.

Sot në mëngjes është raportuar edhe për dy të tjerë të vdekur nga Covid-19, duke çuar në gjithsej tre numrin e të vdekurve në Kosovë.

Postimi i plotë:

Të dashura qytetare dhe qytetarë,

Siç jeni të njoftuar sot në betejën kundër COVID – 19, humbën jetën dy bashkëqytetarë tanë.

Ngushëllimet për familjet dhe për miqtë e të ndjerëve, i bëjmë bashkë me porositë për të bërë shumë, gjithnjë e më shumë kujdes.

Për veten, për familjarët, për të afërmit tuaj.

Ju lutemi që të ndihmoni si asnjëherë tjetër me solidaritet të lartë dhe me vetë- disiplinë të pashembullt.

Ju e dini q nuk duhet të dilni vetëm nëse e keni të domosdoshme. Kur dilni të mbani distancën dhe t’i keni mjetet mbrojtëse dhe të zbatoni rregullat e higjienës.

Rregullat e zbatuara shpëtojnë jetë. Mbajeni në mend që secila e secili ka mision të mbrojë jetën dhe shëndetin publik.

Jemi bashkë në vështirësi dhe hidhërime!/ Tv Malisheva

Share.