Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, ka pritur sot zyrtarisht zëvendësministrin Yll Rugova, në marrjen e detyrës.
Ajo me këtë rast e njoftoi zëvendësministrin Rugova për programin dhe synimet që pritet të realizohen prej MKRS-së gjatë këtij mandati e veçanërisht për aktivitetet e punët që synohen të arrihen gjatë këtij viti.
Dumoshi e Rugova biseduan për ndarjen e përgjegjësive dhe bashkërendimin e punëve që ka përpara udhëheqja e ministrisë, nën frymën e një bashkëpunimi konkret dhe efikas.
Ministrja Dumoshi e njoftoi zëvendësministrin Rugova edhe me sfidat që ka MKRS-ja në avancimin e fushave që mbulon dhe se pret që bashkërisht t’i zgjidhin ato në kuadër të përmbushjes së objektivave të ministrisë.
Zëvendësministri Rugova shprehu zotimin se do të angazhohet maksimalisht për të realizuar objektivat e kësaj ministrie me qëllim të av ancimit të kulturës, rinisë, sportit e trashëgimisë.