Kancelarja gjermane ishte në kontakt me një mjek të infektuar.

Angela Merkel nuk ka koronavirus, tha një zëdhënëse e Qeverisë gjermane.

Të dielën, Zyra e Kancelarisë gjermane njoftoi se Merkel ishte duke u izoluar për shkak të kontaktit të fundit me një mjek, i cili u zbulua se kishte Covid-19.

Zëvendëskancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se kancelarja Angela Merkel, e cila ka qenë në izolim që nga e diela, është e shëndetshme, por punon nga shtëpia./TV MALISHEVA/

Share.