Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha sonte se nëse kështu ikin frikacakët për marrjen e përgjegjësive, në këtë rast LVV dhe LDK, shumë shpejt do të ketë fushatë zgjedhore dhe PDK do të jetë në pushtet.
“Kjo çka po ndodhë në këto ditë, e në këta muaj, është më tepër shqetësuese se çka mund të ndodhë në vendin tonë. Ka për obligim të marr përgjegjësitë për shtetin. Sepse me këtë formë dhe mentalitet VV dhe LDK, po e forcojnë Serbinë”, tha Veseli.
Këto komente Veseli i bëri në shënimin 20-vjetorit të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës.
Veseli tha se Kosovës sonë i duhet një adresë e fuqishmë që ka moral dhe guxim për të quar këtë vend përpara, raporton TV Malisheva