Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, ka pohuar se kanë marrë nga AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate, por që ende nuk kanë pasur ndonjë kontakt me PDK-në.
Ai bëri të ditur se gjatë ditës kryetari Mustafa do të zhvillojë një bisedë telefonike edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Abrashi tha se janë detyruar të ndërmarrin këtë hap pasi që Vetëvendosje shkeli marrëveshjen.