Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se meqë Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej të hënës, është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë.

Abrashi ka shkruar në Facebook se për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste.

“Çuditërisht, avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqipërinë, e janë afru me fqinjët tjerë”, ka shkruar ai.

Share.