Në pajtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i deklarimit të pasurisë vazhdon deri me datë 19 qershor 2020.
AKK kërkon nga zyrtarët e lartë publikë të cilët nuk e kanë bërë ende deklarimin e pasurisë, se ata një gjë të tillë mund ta bëjnë në Agjencinë kundër Korrupsionit deri më datën 19 qershor 2020.
Formulari i deklarimit të pasurisë duhet të plotësohet në pajtim me Nenet 5, 6, 7, 8 dhe 10, të Ligjit nr. 04/L-050 dhe Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050. Ndërkaq, Zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani nuk janë të obliguar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor.
Agjencia Kundër Korrupsionit, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve institucionale, me datë 17.03.2020, kishte njoftuar të gjithë zyrtarët publikë se dorëzimi i formularëve të deklarimit të pasurisë mund të bëhet përmes adresës elektronike [email protected]: dhe se afati për deklarimin e pasurisë shtyhet për një kohë të pacaktuar deri në normalizimin e gjendjes.
Gjatë kësaj kohe, pavarësisht gjendjes me COVID-19, AKK ka vazhduar punën sipas rekomandimeve të përcaktuara nga institucionet relevante, duke vepruar dhe funksionuar konform mandatit të saj dhe ka pranuar në vazhdimësi nga subjekte deklaruese formularët e deklarimit të pasurisë./ Tv Malisheva