Sektori i Hetimeve nga stacioni policor në Rahovec pas një pune intensive operativo hetimore ka arrestuar B.SH. (1998) për kryerjen e disa veprave penale vjedhje dhe vjedhje të rënda të ndodhura në vazhdimësi që nga muaji janar i këtij viti.
B.SH., shtetas i Kosovës, gjatë kësaj periudhe ka kryer disa vepra penale të vjedhjeve të rënda kryesisht duke depërtuar në shtëpitë e pabanuara me ç’rast vlera e gjërave të vjedhura është e konsiderueshme.
Policia ka sekuestruar provat materiale që i dyshuari i kishte vjedhur në lokacione të ndryshme.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit personi i dyshuar mbahet në ndalim policor për 48 orë.
Po ashtu lidhur me rastet është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar për veprën penale blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, i cili në vazhdimësi kisht e blerë gjëra të ndryshme nga personi i dyshuar.