Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajramit, uroi të gjithë fëmijët me rastin e 1 Qershorit. Bajrami theksoi se përkushtimi i institucioneve për avancimin e të drejtave të fëmijëve është i pandalshëm dhe do të jetë i tillë në vazhdimësi.

Bajrami u shpreh se nё kohё pandemie, tё gjithё jemi përkushtuar dhe mobilizuar pёr organizimin e mёsimit online, duke iu përshtatur kushteve tё izolimit dhe duke synuar përmbushjen e detyrimit karshi tё drejtёs sё secilit individ e veçanërisht secilit fëmijë pёr arsim.

Ajo uroi t`i kthehemi sa mё shpejt normalitetit dhe fuqizimi i mёsimit online do tё mbetet vlerё e shtuar e sistemit arsimor nё vazhdimёsi.

Urimi i plotë i ministres Bajrami:

1 Qershori është ditë feste për fëmijët. Me kёtё rast, tё gjithё fëmijëve kёtu nё Kosovё e gjithandej nё botё ua uroj kёtё ditё, me dёshirёn më të madhe që ditë si këto të shërbejnë për të festuar avancimin e drejtave tuaja. Ka gati një shekull që kjo ditë ka filluar të respektohet si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve dhe tradicionalisht 1 Qershori festohet në shumicën e shteteve. Fëmijët janë pjesa më vitale dhe më e rëndësishme e një shoqërie, meqë nga ta varet e ardhmja prosperuese e një vendi. Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shërben edhe për të rritur vetëdijen tonë publike dhe për të fuqizuar edhe më shumë avokimin për të drejtat e fëmijëve. Ndër vite, organizatat ndërkombëtare kanë ndarmarrë shumë iniciativa të cilat kanë për qëllim rritjen e shkallës së përfshirjes të fëmijëve në arsim.

Më lejoni të theksoj që përkushtimi i institucioneve tona për avancimin e të drejtave të fëmijëve është i pandalshëm, dhe do të jetë i tillë në vazhdimësi, gjë që e reflekton korniza jonë ligjore e bazuar në instrumentet ndërkombëtare, veçantёrisht Konventёn pёr tё Drejtat e Fёmijёs. Në përputhje me legjislacionin aktual, MAShTI angazhohet që të sigurojë qasje gjithëpërfshirëse të arsimimit falas e cilësor, në bazë të mundësive të barabarta dhe pa diskriminim. Po ashtu, MAShTI ka për qëllim që të inkurajojë mësim-nxënien gjatë gjithë jetës, të zhvillojë respektin e fëmijës për identitetin kulturor dhe respektin për kulturat e ndryshme si diversitet e pasuri shoqërore.

Me integrimin e përmbajtjeve mësimore nga fusha e të drejtave të njeriut (fëmijëve) në sistemin tonë ne synojmë formimin e individit të aftë të jetojë në një shoqëri demokratike, të njohë dhe të përvetësojë vlerat themelore të demokracisë që mbështeten në respektimin e të drejtave të njeriut, të tolerancës dhe solidaritetit njerëzor. Bashkë me partnerët tanë sikurse UNICEF, Save the Children, e shumё tё tjerё, jemi duke i trajtuar temat e ndjeshme për të tejkaluar barrierat e mundshme në fushёn e arsimit, por edhe elementet tjera që mund ta cenojnë mbarëvajtjen e sistemit arsimor dhe të drejtat e fëmijëve.

Kohёve tё fundit, nё kohё pandemie, tё gjithё jemi pёrkushtuar dhe mobilizuar pёr organizimin e mёsimit online, duke iu pёrshtatur kushteve tё izolimit dhe duke synuar pёrmbushjen e detyrimit tonё karshi tё drejtёs sё secilit individ e veçanërisht secilit fëmijë pёr arsim. Brenda kёsaj ndёrmarrjeje tё madhe jemi kujdesur pёr mёsimin e tё gjitha grupmoshave qё nga fёmijёria e hershme e deri te arsimi i lartё dhe jemi dёshmitarё tё punёs sё madhe e tё mirё tё mёsimdhёnёsve tanё tё tё gjitha niveleve, pёrfshirё dhe mёsimin nё distancё pёr fёmijёt me aftёsi tё kufizuara. Gjithsesi urojmё t`i kthehemi sa mё shpejt normalitetit dhe fuqizimi i mёsimit online do tё mbetet vlerё e shtuar e sistemit arsimor nё vazhdimёsi!

Fëmijë të dashur, me kënaqësi ju njoftoj që dyert e MAShTI-t do të jenë gjithmonë të hapura për t’ju pritur që së bashkë të festojmë arritjet tona të përbashkëta në fushën e të drejtave tuaja./ Tv Malisheva

Share.