Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka takuar kryetarin e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar shqiptare në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, me të cilin ka biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Në veçanti biseduan për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes së cilës Serbia synon të ndryshojë përbërjen demografike te shqiptarëve në Luginë, njofton Klan Kosova.

Balaj-Halimaj ka shkruar në Facebook se në emër të Qeverisë së Kosovës, Kamberin e ka siguruar që institucionet e Kosovës do të qëndrojnë gjithmonë afër në mbështetje të qytetarëve të Luginës së Preshevës në kërkesat e tyre për t’i gëzuar të drejtat që iu takojnë.

“Në funksion të kësaj Qeveria e Kosovës së shpejti do të funksionalizojë zyrën për mbështetje të qytetarëve të Luginës. Deputetin Kamberi poashtu e përgëzova për guximin dhe angazhimin e tij në Kuvendin e Serbisë në funksion të sensibilizimit për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve atje”, ka shkruar ajo.

Share.