Bordi i drejtorëve të BQK-së ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të iniciojë procedurat e likuidimit për institucionet mikrofinanciare Monego dhe luteCredi.

Kështu u tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media në BQK, ku u tha se këto institucione kanë devijuar nga planet e biznesit në bazë të të cilave kishin marrë licencën për të operuar në Kosovë, duke i sjell tregut diçka tjetër prej asaj që kishin premtuar.

Në konferencë u tha se këto institucione kanë aplikuar norma të interesit në kredi më të larta dhe jashtë çdo standardi. /TVMalisheva/

Share.