Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Fetahu, thotë se programi i tij i plotëson të gjitha nevojat e qytetarëve të llapit, derisa kritikon kundër kandidatët se nuk kanë bërë asgjë për komunë, përveç që kanë shkatërruar arsimin.
Në një intervistë për KosovaPress, Fetahu shpalosi në detaje ofertën që ai prezanton karshi qytetarëve të Podujevës. Por krahas kësaj, adreson edhe akuza të rënda ndaj dy kundër kandidatëve të tij.
Fetahu:Programi im është i mbështetur në të gjitha nevojat e qytetarëve të Llapit
“Qytetarët e Podujevës më njohin mu, kam punuar tërë jetën në shërbim të qytetarëve, i njoh të gjitha kategoritë e qytetarëve, kam ekipin më të mirë profesionale në raport me dy kundër kandidatët e mi, kam programin më të mirë për qytetarët, një program i cili është i mbështetur në të gjitha nevojat e qytetarëve të Komunës dhe jam i sigurt që jep përgjigjën më të mirë për të gjitha kërkesat e qytetarëve… Unë kam premtuar një program ekonomik konkret që zgjidh problemet e qytetarëve. Hap vende të reja pune, kemi paraparë një zonë ekonomike dhe do t’i krijojmë kushte biznesit për të bërë veprimtarin e tyre. Komuna jonë do të jetë oferta më e mirë për biznese në raport me komuna tjera. Me mua kryetar, gjithashtu do të jem partner i biznesit do të hap një zyrë që do t’i mbështet bizneset”, thotë ai.
Duke folur për politikat e tij sociale dhe mbështetjen karshi kësaj kategorie, pretendenti për kryetar, thotë se do t’iu qëndrojë në krah atyre. Ndërsa, zotohet për balancim gjinor në qeverisjen e tij.
Fetahu: Do të ndaj pushtetin 50-50 me gratë
“Në komunën tonë për 20 vite kemi pas një drejtoreshë dy drejtoresha në nivel komune. Me mu kryetar do ta ndaj pushtetin 50-50 me gratë sepse kemi gra jashtëzakonisht të përgatitura profesionalisht, janë treguar të kujdesshme ku do që kanë menaxhuar dhe unë nga 12 drejtori 6 drejtori do të udhëhiqen nga gruaja“, u shpreh Fetahu.
Fetahu u shpreh kritikë ndaj dy kundër kandidatëve të tij për të parin e Podujevës. Sipas tij, që të dy kanë shkatërruar nivelin arsimor në këtë komunë.
Fetahu:Dy kundër kandidatët e mi e kanë shkatërruar arsimin në komunën e Podujevës
“Dy kundër kandidatët e mi janë të një partie të njëjtë. Ata kanë qenë drejtor të arsimit e kanë shkatërruar arsimin në komunën e Podujevës, nuk kanë bërë asnjë gjë të mirë për këtë komun ë dhe mendoj se të dy kundër kandidatët e mi duhet të shkojnë në pension, janë lodh ë, nuk kanë çka japin më për komunën edhe kundër kandidati i VV-së ka qenë pjesë e keqqeverisjes 20-vjeqare të komunës tonë“, u shpreh Fetahu.
Fetahu komentoi edhe largimin e Agim Veliut nga kjo komunë. Ai tha ministri aktual i Punëve të Brendshme i ka lënë qytetarët llapian në rrugë.
Fetahu: Veliu është larguar për interesa personal
“Mendoj se është një papërgjegjësi me marrë mandatin me i lan qytetarët në mes, mbështetjen e ka kërkuar për 4 vite, për një pozicion të vetin komuna jonë ka shkuar në zgjedhje dhe kjo është papërgjegjësi dhe mendoj se është dashtë të përfundohet mandati e ka bërë për interes personal e që qytetarëve i ka kushtuar po ashtu edhe buxhetit tonë, kjo është një diçka që qytetarët duhet me pa duhet të kenë kujdes me v otat e 15 marsit se kë do ta votojnë”, deklaroi shpreh Fetahu.
Zgjedhjet në komunën e Podujevës do të mbahen të dielën e 15 marsit. Kjo si pasojë e largimin nga ky post të ish kryetarit, Agim Veliu