Edhe një punëtore shëndetësore ka humbur jetën nga COVID-19.

Sevdije Korça, mjeke në Qendrën e Mjekësisë Familje në lagjen Mati 1 nuk ka mundur t’i përballojë virusit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur stafi i QKMF-së në Matin 1./TV Malisheva

Ky është njoftimi i plotë:

Edhe një humbe beteje me Covid 19.

Sot me 21.08.2021 me dhimbe morëm lajmin për vdekjen e Dr. Sevdije Korça. Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqërinë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë kolegëve e ne veçanti stafit të QMF Mati 1, të cilët ndajtën një pjesë të jetës dhe punës bashkë!

Share.