Ende nuk ka filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Grupi Parlamentar i PDK, në të cilën pritet të miratohen masa konkrete ekonomike e financiare.
Deri më tani në Kuvendin e Kosovës ka hyrë kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, si dhe disa deputetë të tjerë të PDK-së dhe të AAK-së.
Përveç nënkryetares së Kuvendit nga radhët e LVV-së Arbërie Nagavci, asnjë deputet tjetër nuk është parë duke hyrë në Kuvend nga kjo parti.
Po ashtu, deri më tani nuk janë parë as deputetë të LDK-së/TV Malisheva