Filharmonia e Kosovës ka mbajtur konferencë për media lidhur me koncertin artistik që do të mbahet të martën në kuadër të ciklit të koncerteve me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Filharmonisë.
Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari tha se koncerti tyre do të mbahet nesër në kishën “Shën Ndou” për shkak të akustikës së madhe që kisha ofron dhe se programi tyre përfshin 13 vepra me një laramani të programit.
Jashari: Programi përfshin 13 vepra të kompozitorëve të ndryshëm botëror
“Zakonisht kur kori filharmonial mbanë koncerte ato realizohen në hapësira kishtare për shkak të elementit akustik, dhe kori kërkon akustikë edhe më të veçantë se orkestra… Koncerti i nesërm përfshin plot 13 vepra të kompozitorëve të ndryshëm botëror dhe vendor…në këtë laramani programore, ne kemi përveç t rupës korale, kemi edhe një varg solistesh vokal dhe ansamble të ndryshme, natyrisht i gjithë ky spektër i instrumentistëve janë kryesisht pjesë e filarmonisë”, tha Jashari.
Pianistja e Filharmonisë së Kosovës Artemida Qarri-Haxhiaj, tha se ndjehet e privilegjuar për pjesëmarrje në këtë koncert dhe se ka një pjesë të madhe të programit me piano, gjë që për të është sfidë mjaft e madhe.
Qarri-Haxhiaj: Një vepër është ndryshe, trio me piano, kitarë e kontrabas
“Kam një pjesë të konsiderueshme të programit ku do të interpretohen vepra për kor dhe ansambël ,,, do vija një theks të veçantë të një vepër e cila një ndryshim në këtë laramani, është vepra e kompozitori amerikan e cila është në trio për piano, kitarë dhe kontrabas “aint no grave can hold my body doën” që sjell një temperament më ndryshe, një ritëm gospel amerikan. E kam nj ë sfidë, një vepër më ndryshe që e kemi luajtur”, tha Qarri-Haxhiaj.
E dirigjenti në Filharmoninë e Kosovës, Hajrullah Syla tha se koncerti në përmbajtje është mjaft interesant dhe përfshinë të gjitha zhanret e muzikës bashkëkohore.
Syla: Programi është interesant dhe i larmishëm
“Programi është mjaft interesant dhe i larmishëm duke përfshirë të gjitha zhanret e muzikës pavarësisht se gjithë kompozitorët janë bashkëkohor, por megjithatë kombinimi dhe krijimi i veprave ka qenë mjaftë interesant, programi prek të gjitha zhanret e muzikës…. gjithashtu do të kemi edhe shumë vepra ku do të prezantohen solistë të korit të filarmonisë të cilët kanë qenë të gatshëm që këto vepra t’i sjellin në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Syla.
Ai tha se këto vepra janë të gjitha vepra premierë kosovare.
Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari tha se ky koncert mbahet nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, dhe se këtë program ata shpresojnë që ta prezantojnë edhe nëpër qytete të tjera të Kosovës, ndërsa po planifikojnë që me këtë koncert të prezantohen edhe në Greqi e Shqipëri