Përplasje fjalësh ka pasur në mes të shefit të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për të shkarkuar qeverinë. Gashi i ka thënë Kurtit se nuk mund të ushqejë në Kosovë ambiciet e tij, që ai I ka quajtur të sëmura. Ndërsa Kurti ka thënë se një javë më parën ë Kosovë ka pasur ten6tim për puq, por që këtë e ka ndalur qeveria.

Gashi-Kurtit: Në betejën për protagonizëm me presidentin e keni humbur arsyen

“Në betejën tuaj për protagonizëm me presidentin keni humbur arisen. i nderuar kryeministër Kurit, mjaft më, boll, ndalu, mania juaj për dominim politik përfundon këtu në këtë Parlament, ky Parlament ju ka zgjedh ku ju shkarkon. Nuk mund të veprosh krye në vete, mundesh por shkarkohesh, po citoj fjalët tua. Por me një da llim, sipas procedurave të përcaktuara në secilin rast, nuk është Kosova tokë e braktisur pa të zot ku ju mund të ushqeni ambiciet tuaja të sëmura për rol historik, harroje”, tha Gashi.

Kurti tha se fyerjet nuk janë të nevojshme.

Kurti: Para një jave ka pasur tenim puqi në Kosovë

“Nuk e kuptoj pse keni nevojë të fyeni-ambicie të sëmura-, pse keni nevojë, nuk ka nevojë ,mbani qëndrimin tuaj por më lejoni ta theksoj çështjen kryesore, qeveria e Republikës Kosovës për këto 50 ditë ka bërë shumë. Ne jemi në rrugën tonë të drejtë, po natyrisht që mund ta shkarkoni qeverinë, unë nuk i kam 61 deputetë, ne i kemi 30 deputetë, ne e kemi ditë që mund të rrëzohet kjo qeveri. Unë sot jam i lumtur se di a besoni, jam i lumtur që nuk është shpallë gjendje e jashtëzakonshme, para një jave ka pasur tentim puq në republikë ne Kosovës, kanë me dalë transkriptet e mbledhjeve të këshillit të sigurisë, ka pas tentim puqi, e kemi ndalë, ky është suksesi yt”, tha Kurti.

Kurti tha se për të është më e rëndësishme mos të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Kuvendi i Kosovës po mban sot seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës, mocionin e mosbesimit për qeverinë Kurti.

Mocioni u iniciua nga partneri i koalicionit, LDK ndërkohë që partitë opozitare kanë deklaruar se përkrahin.

Seanca e jashtëzakonshme po mbahen në sallën plenare të punimeve të Kuvendit, në një hapësirë që nuk i plotëson kushtet për zhvillim të punimeve në gjendjen aktuale në të cilën ndodhet ven si shkak i përhapjes së Covid19.

Share.