Përfaqësuesi i Grupit 6+, Albert Kinolli ka deklaruar se janë pro rrëzimit të qeverisë Kurti.
Kinolli në seancën e jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit tha se në këtë situatë pandemike qytetarët nuk kanë asnjë ndihmë nga institucionet e vendit.
Kinolli: Pa dëshirën tonë jemi mbledhur sot në këtë seancë plenare
(Video)
“Sot pa dëshirën tonë si grup parlamentar 6+ jemi mbledhur në seancë plenare rreth mocionit të mosbesimit të qeverisë, të cilët ne si grup parlamentar ja kemi dhënë besimin për formimin e qeverisë në mënyrë që sa më parë në mënyrë që sa më parë të krijohen institucionet tona demokratike, duke respektuar vullnetin e popullit. Mirëpo, sot jemi në një situatë dhe rrethana krejtësisht tjera, pasi që aleati dhe partneri kryesor i koalicionit qeverisës për arsye tashmë të ditu ra në shenjë mosbesimi ngriti mocionin e mosbesimit. Në këtë situatë edhe roli ynë si 6+ dhe si partner i koalicionit është minimizuar dhe zbehur. Në mbledhjen e djeshme të kryesisë përmes nënkryetarit tonë kemi dhënë votën pro të mbajtjes së seancës “, tha ai.
Ai edhe një herë ka bërë me dije që do e përkrahin rrëzimin e qeverisë Kurti, pas inicimit të mocionit të mosbesimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.