Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se largimi i taksës për lëndën e parë për produktet e importuara nga Serbia e Bosnja e Hercegovina ishte e domosdoshme për bizneset vendore.

Me largimin e taksës për lëndën e parë, ajo tha se Qeveria e Kosovës po dëshmon që është e përkushtuar në ruajtjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të raporteve me aleatët kyç të Kosovës.

Hajdari tha se në fillim taksa 100 përqind është përkrahur nga të gjithë, por që tha se realiteti është ndryshe. Ajo tha se ndikimi i saj në realitetin ekonomik të Kosovës nuk ka qenë si ishte pritur.

Hajdari: Ishte esenciale për prodhuesit vendor që ishte importi i lëndës së parë

 

“Qeveria e Kosovës po dëshmon që është e përkushtuar në ruajtjen dhe fuqizi min e mëtejshëm të raporteve me aleatët kyç ndërkombëtar të Kosovës. Kjo për faktin se si rezultat i vendimit të dhënë ditën e djeshme Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën 100 përqind për të gjitha lëndët e para që importohen nga Serbia, e që është një përqindje mjaftë e konsiderueshme e importit, është 15 përqind e 450 milionë euro total të importit të Serbisë në Kosovë. Kjo lëndë e parë për bizneset vendore ishte e domosdoshme, respektivisht në produktet e industrisë ushqimore dhe ndërtimore. Mund të them me një fjalë që çështja ishte esenciale për prodhuesit vendor që ishte importi i lëndës së parë, pra ishte tejet e rëndësisë së madhe për të mirëfunksionuar bizneset prodhuese dhe të tjera”, tha ajo.

Ministrja Hajdari tha se edhe pse disa biznese kishin arritur të gjejnë tregje zëvendësuese të importeve të lëndës së parë nga shtet tjera, kjo gjë atyre u ka krijuar kosto më të lartë të transportit për të gjitha lëndët e para, duke rezultuar pastaj me kosto të lartë në prodhim dhe krejt në fund duke rezultuar me çmime edhe më të larta për konsumatorët e Kosovës.

Ajo ka pasur edhe një kërkesë për aleatët ndërkombëtar të Kosovës, që të bëjnë presion tek Serbia për ta ndalur fushatën e çnjohjeve.

Hajdari: Serbia të ndal lobimin e menjëhershëm agresiv të çnjohjeve për Kosovën

 

“Qeveria e Kosovës ditën e djeshme veproj duke treguar vullnet dhe përkushtim, por që presim edhe nga aleatët ndërkombëtar që të bëjnë presion tek Serbia në drejtim të eliminimit të plotë të barrierave jo tarifore të aplikuara ndaj kompanive kosovare, si dhe të ndal lobimin e menjëhershëm agresiv të çnjohjeve për Kosovën”, tha Hajdari.

E para e Ekonomisë bëri të ditur se kanë bërë një grup punues, ku kanë mbledhur odat ekonomike, a leancat e bizneseve, doganat dhe klubin e prodhuesve, të cilët kanë punuar për t’i evidentuar barrierat që i ka Kosova për tregti me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Në këtë konferencë për media, ajo ka dhënë detaje edhe për urdhëresën për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës së shëndetit publik, ku bëri të ditur se mbyllen veprimtaritë gastronomike si baret, pabet, kafiteritë, gjellëtoret, qebaptoret, restorantet e veprimtari tjera për shërbim të pijeve e ushqimeve.

Për shkak të krijimit të turmave, ajo tha se janë detyruar të ndërmarrim këto veprime.

Ministrja Hajdari, ka deklaruar se si Qeveri do të jenë afër bizneseve që këto kohë të përballje me pandeminë COVID-19 kanë pësuar humbje.

Hajdari: Nuk është që Qeveria do ta lejë biznesin, por duhet të analizohet se çka ka ndodhur

 

“E dimë që disa kanë pësuar edhe humbje, por çka është më rëndësi të ceket është se ne si Qeveri do të analizojmë të gjithë këtë situatë dhe do të marrim një hap tutje si të veprojmë që të jemi afër qytetarëve, afër bizneseve, afër njëri tjetrit. Nuk është që Qeveria do ta lejë biznesin, komunitetin e biznesit, por duhet të analizohet në çdo hap konkret se çka ka ndodhur, kush është dëmtuar dhe si të veprojmë tutje. Pa një analizë të tillë nuk mund të jem sot konkrete se si do të veprojmë për pakon ndihmë ose çka do të ndihmojmë me buxhet e të tjera, por është në plan të Qeverisë. Ndoshta në fillim se kam qenë e rezervuar ka qenë që të mos jem e zotuar që çdo kërkesë që vjen nga biznesi qoftë në vlerën 300 milionë euro nuk mund të japim atë zotim pa e analizuar, prandaj nuk është që Qeveria e harron komunitetin e biznesit, por është me rëndësi që të analizohet çdo gjë që të adresohet në mënyrë më analitike dhe më të mirë, q ë të ketë një barazi për të gjithë”, tha ajo.

Sa i përket anesës së bizneseve rreth shoferëve të kamionëve të cilëve u kërkohet të vetizolohen, Hajdari tha se janë duke e shqyrtuar propozimin që e ka dhënë që edhe transportuesit Kosovar të kenë hyrjen e lirë.

Hajdari: Janë duke e shqyrtuar propozim vendimin që ju kam ofruar

 

“Unë kam marrë informatën nga Oda e Afarizmit të Kosovës dhe jo më larg se mbrëmë në 12 të natës kam kërkuar nga ministrat, e kam diskutuar me ministrin e Transportit dhe ministrinë e Punëve të Brendshme, z.Abdixhiku dhe z.Svecla, të cilët janë duke e shqyrtuar propozim vendimin që ju kam ofruar, që t’i propozojnë Qeverisë për aprovim të hyrjes së transportuesve të mallrave, pra edhe transportuesit kosovar të kenë hyrjen e lirë të mallrave, sepse kjo mund të na shkaktoj problem në furnizim dhe kjo është duke u shqyrt uar, por gjithmonë duke marrë parasysh masat”, tha ajo

Share.