Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 22-vjetorin e rënies, ka kujtuar heroin Mujë Krasniqi dhe dyzet bashkëluftëtarët e tij.

Sipas Haradinajt, porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund.

“Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve. Në kërkim të lirisë, ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston. Nderimi për ta, mbetet obligim për ne, ndërsa vepra e tyre udhërrëfyes në punën tonë, në ndërtimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Share.