Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu i ka dalë në mbrojtje vendimit të Qeverisë Kurti për vendosjen e masave të kufizimit të qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve duke filluar nga data e nesërme, vendim të cilin presidenti Hashim Thaçi sonte e quajti antikushtetuese dhe bëri thirrje që të mos respektohet.
Në një postim në Facebook, ministrja Haxhiu ka akuzuar presidentin Thaçi për ‘përdhosje të Kushtetutës’.
“Sipas asaj që kuptova, Presidenti do që qytetarët të futen në konflikt me policinë. Ai bëri thirrje për anarki. Kjo është e papranueshme e sidomos kur kjo vjen nga Presidenti. Ky President duhet të largohet. Vendimi është i ligjshëm dhe në përputhje me masat kufizuese pra kundër përhapjes së koronavirusit dhe për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve”, shkruan Haxhiu./TV MALISHEVA/