Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot homazhe te bustet e dëshmorëve Pajazit Ahmeti e Alban Ajeti, në 21-vjetorin e betejës së lavdishme të Zhegocit.
Ai me këtë rast ka çmuar lart sakrificën dhe veprën e këtyre dëshmorëve në luftën për liri.
“Pajazit Ahmeti dhe Alban Ajeti do t’i kujtojmë gjithmonë sepse ata janë dy shpirtra të bardhë që bëjnë dritë mbi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjaku i tyre i derdhur shënon kthesën e madhe të kryengritjes në Anamoravë”, ka thënë Haziri.
Babai i dëshmorit Alban Ajeti, Shyqriu, ka thënë se sot po përkujtojmë dëshmorët e Zonës së Karadakut të cilët ranë në luftën për liri, ndërsa bashkëshortja e Pajazit Ahmetit, Fatmja, ka thënë se kjo ditë është shumë e rëndë, por edhe krenari njëkohësisht./ Tv Malisheva