Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti i ka reaguar, ish-kolegut të tij nga radhët e VV-së, Haki Abazi, i cili e quajti servil dhe bashkëpunëtor të Thaçit.

Hoti përmes një statusi në FCB ka thënë se Abazi po thotë të pavërteta më vetëdije të plotë, teksa ia ka rikujtuar qëndrimet që dikur i kishte për VV-në dhe PDK-në.

Po ashtu Hoti ka thënë se është i lumtur që nuk e ka pranuar në strukturat e partisë, kur Abazi kishte kërkuar një gjë të tillë në vitin 2018

Ky është reagimi i plotë i Hotit:

Z. Abazi po nxjerr vrere ndaj meje. Po thote te paverteta me vetedije te plote, qe as zogjte e malit nuk i hane. Une nuk i kam faj qe nuk zgjati qeverisja jone e perbashket dhe ai kete e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vete.

Ndoshta tash i kane dhene detyre te me shaje mua e LDK-ne, sic e ka pasur detyre me heret te shante Vetevendosjen e PDK-ne.

Me kedo qe kam pu nuar edhe nje dite te vetme une mundohem ta ruaj respektin. Por, ky nuk po me le hapesire per kete.

Sa i lumtur jam qe nuk e kemi pranuar ne LDK me 2018, kur me vinte ne zyre e kerkonte te futej ne strukturat tona. Intuita ime atehere me thoshte se ky nuk eshte njeri i keq, por se nuk frymon LDK si qasje dhe diskurs politik.

Kete te fundit e kam besuar edhe atehere, e shume me teper sot. Nderkaq, per te paren tash e mora vesh se paskam qene teper gabim, se ky qenka edhe i lig.

Eshte mire ta pyes baben e vete, dhe te turperohet pak qe pa asnje te drejte e pa asnje fakt po e shane nje mik te mire te babes se vet

Share.