Mandatari për formimin e qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmit për vdekjen tragjike të dy minatorëve sot në Minierën e Artanës.
Në një postim në Facebook, Hoti thotë se janë të tronditur nga lajmi i kobshëm i shuarjes së jetës së bashkëqytetarëve tanë, Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj, si pasojë e shembjes së dheut në minierë.
“Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit. Në këto çaste dhembjeje e trishtimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e të ndjerëve! Zoti i bekoftë Idriz Gërbeshin dhe Haki Arifajn! Zoti i bekoftë familjet e tyre”, shkruan Hoti./ Tv Malisheva