Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar viktimën e parë nga virusi COVID-19. 82 vjeçari nga Dumnica e Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive me datën 16 mars në ditën e gjashtë të sëmundjes. Pacienti sipas IKShP-së ka pasur edhe sëmundje tjera kardiake dhe kronike mushkërore, raporton TV Malisheva.
Lexoni shkrimin e plotë:
Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00. Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19. Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2. Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kro nike mushkërore (SPOK). Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive. Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim.