Të rinjtë e fshatit Kopiliq i Epërm në mënyrë vullnetare kanë pastruar fshatin e tyre nga mbeturinat duke treguar kështu vetëdijë qytetare dhe kujdes ndaj natyrës që i rrethon.

Kështu ka shkruar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka shkruar se ky është një shëmbull i mirë i kujdesit ndaj natyrës.

“Shëmbuj të tillë uroj të kemi sa më shumë sepse vetëm kështu duke rritur kujdesin ndaj mjedisit ne ruajmë edhe shëndetin tonë”, ka shkruar ai./ Tv Malisheva

Share.