Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj, në një konferencë për media, ka dhënë detaje rreth pacientëve të shtruar në këtë klinikë me Covid-19.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë klinikë janë të shtruar 53 pacientë, ndërsa 12 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Tre pacientë tha se lirohen sot, ndërsa tha se një ka vdekur.

“Ne i kemi 53 pacientë të cilët janë pozitiv me Covid, 12 raste me oksigjeno-terapi janë në gjendje stabile. 3 raste në mjekim intensiv, prej tyre dy të intubuar. Sot do t’i lirojmë 3 persona do të lëshohen sepse janë shëruar. Një person ka vdekur nga Suhareka që ka pasur sëmundje të tjera”, tha ajo.

Ajo tha se nga 5 infermieret 2 janë shëruar, një tjetër afër shërimit dhe dy të tjerë janë në gjendje stabile.

“Në Klinikën Infektive i pranojmë të gjithë qytetarët. Ne jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve”, t ha ajo.

Ajo tha se sit 14 person janë testuar deri ne ora 10, rezultatet dihen më vonë./ Tv Malisheva

Share.