Me kërkesë të KRM “Pastërtia” që të mbrohet shëndeti i punonjësve të mirëmbajtjes/pastrimit nga virusi COVID-19, Komuna e Ferizajt apelon te të gjithë qytetarët që mbeturinat të hidhen në qese mbeturinash dhe të mbyllen, që mos të shpërndahen gjatë bartjes/hedhjes.

Po ashtu kërkohet që qytetarët të respektojnë orarin e hedhjes së mbeturinave, të denoncojnë ndotësit eventualë që hedhin mbeturinat jashtë vendit e orarit të caktuar.

Këto masa, në kushtet e gjendjes emergjente të shëndetit publik, janë të domosdoshme që të zbatohen në mbrojtje të shëndetit të punonjësve të ndërmarrjes dhe shëndetit të qytetarëve.

KRM “Pastërtia” do të vijojë pa ndërprerje aktivitetin e përditshëm të pastrimit të mbeturinave e mirëmbajtjes së hapësirave publike, që në këto kushte të pandemisë, niveli i pastërtisë, higjienës publike të mos bie, thuhet në njoftim

Share.