Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se ka politikanë në Kosovë që duan konflikt për të çuar përpara idenë e shkëmbimit territorial me Serbinë.

Kurti në një video të publikuar në Facebook, ka porositur që deklarimet e presidentit për veriun të merren me rezervë nga populli i Kosovës.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur karantinën në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan, Kurti ka thënë se nuk kanë dashur ta bëjnë këtë këtë gjë me tupan, në mënyrë që kriza shëndetësore të mos e thellohet edhe me një tjetër.

Kurti: MSh ka shpallur karantinën në veri dhe Zveçan por nuk kemi dashur ta bëjmë me tupan

 

“Së fundmi është sërish Ministria e Shëndetësisë ajo e cila ka shpallur karantinën edhe në dy komuna tjerta, në komunën e veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan, mirëpo nuk kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan, n mënyrë që kriza shëndetësore të mos e thellohet edhe me një tjetër…….

Kurti ka shtuar se e dinë që Serbia ka pretendime në Kosovë, sidomos në veri.

Kurti: Ka politikanë e zyrtarë të lartë në Prishtinë që duan konflikt në Kosovë

 

“Po, ka politikanë e zyrtarë të lartë në Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Mirëpo ka politikanë e zyrtarë të lartë edhe në Prishtinë që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Ata duan të provojnë tensione sepse duan incidente. Projekti i tyre i shkëmbimit territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial, përkatësisht te ndarja e Kosovës. Krejt njëjtë është edhe ajo intenca për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme me çdo kusht e çmim. Pasi që nuk arritën ta shpallin pë r ta bërë, duan ta bëjnë që ta shpallin”, ka thënë Kurti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që mos t’i besojnë atyre që kontribuuan për ndarjen e Mitrovicës dhe e lanë të pazhvilluar e në mjerim për mbi dy dekada.

Kurti e ka krahasuar presidentin Thaçi me “dhelprën që kur i digjej bishti thoshte se po digjet e gjithë bota”.

Kurti: Dhelpra po e tund bishtin e djegur që të na djegë gjithë vendin tonë, por jo nuk do ta lejojmë

 

“Edhe deklarimet e Presidentit që po sillet si njëri nga liderët opozitarë merrni me rezervë e qetësi. E dini thënien e urtë të popullit tonë se kur dhelprës po i digjet bishti ajo thoshte se po digjet e gjithë bota. Dhelpra po e tund bishtin e djegur që të na djegë gjithë vendin tonë. Mirëpo jo nuk do ta lejojmë”, ka thënë tutje Kurti.

Ai luti qytetarët që të respektojnë udhëzimet e institucioneve të Kosovës, duke qëndruar në shtëpi

Share.